Fier: Bllokohen 225 kg qumësht pluhur

Një sasi prej 225 kg qumësht pluhur pa faturë u bllokua nga AKU sektori i hetimit në bashkëpunim me krimin ekonomik në drejtorinë e policisë të Fierit.

Ngarkesa u bllokua që të mos dilte në treg.

Subjekti u gjobit me 200 mijë lekë  për mungesë gjurmueshmërie, dhe mangësi në etiketë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.