Doçi: 8 Dhjetori nuk është festë, zëri i të rinjve duhet të dëgjohet
Anëtari Kryesisë në Forumin Rinor të Partisë Demokratike Mariglen Doçi u shpreh se 8 Dhjetori nuk është festë.
Në një intervistë me gazetaren Sonila Musai ai u shpreh se:
Faji ynë është se ne pranojmë të bëhemi pjesë e festave. 8 Dhjetori nuk duhet të jetë një festë duhet të jetë një ditë ku të rinjtë kërkojnë çfarë është bërë për të drejtat e tyre, ku studentët të kërkojnë çfarë është bërë për të drejtat e tyre dhe për të gjitha ato nevojat që ju mungojnë në universitete në shkolla.
Por ne të rinjtë duke përfshirë edhe veten time kanë pranuar të bëhen pjesë e festave pjesë e një grupi që duartrokasin në salla disa individë që sot dalin e na shesin 8 Dhjetorin si një akt të tyre. Ai është akt i të gjithë studentëve të dhjetorit, është akt i gjithë rinisë shqiptare.
