Urdhëroi vrasjen e të shoqit për t'ia marrë pasurinë, 40-vjeçarja në mesin e 65 kriminelëve më të kërkuar nga EUROPOL
Eva Zamecnikova nga Sllovakia është e vetmja grua në mesin e 65 kriminelëve më të kërkuar nga EUROPOL.
40-vjeçarja është dënuar me 8 vite burg të mbetur në shërbim prove, pasi dyshohet se ka vrarë bashkëshortin.
Ngjarja ka ndodhur më 15 janar 2014 dhe për këtë ajo ka porositur një vrasës, të cilin e ka paguar 50 mijë euro. Ky i fundit nuk e ka kryer, por ka shkuar në polici dhe është bërë dëshmitar i kësaj ngjarjeje.
Ajo planifikoi të deklaronte të shoqin të zhdukur dhe kështu të merrte pjesën tjetër të shtëpisë së tyre.
Sipas dëshmitarit, arsyeja pse ajo ka dashur ta heqë qafe burrin e saj është se nuk ka dashur ta mbajë më me para.
Ajo ka theksuar vazhdimisht se vrasja e bashkëshortit të saj nuk ka të bëjë me përfitime financiare, duke shtuar se ajo ka të ardhura shumë herë më të larta, përfshirë biznesin dhe tokën.
Eva Zamecnikova u arrestua më 24 janar 2014, teksa zbuloi se ishte shtatzënë. Në gusht ajo u lirua me kusht dhe në shtator lindi një vajzë, e cila jeton në Bohemi.
Më 14 janar 2020, Gjykata e Lartë e Republikës së Sllovakisë lëshoi një urdhër arresti për të.
Më 9 qershor 2020, Gjykata e Specializuar Penale në Pezinok lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për Eva Zamecnikovan.

