Doçi: Veprimi i Veliajt ndaj studentëve skandaloz, po shtypet fjala e lirë
Anëtari Kryesisë në Forumin Rinor të Partisë Demokratike Mariglen Doçi komentoi ngjarjen e ndodhur në aktivitetin me rastin e 8 dhjetorit ku truprojat e Erion Veliajt nxorën me forcë nga salla disa studentë që kritikuan kryebashkiakun e Tiranës.
Në një intervistë me gazetaren Sonila Musai, Doçi u shpreh se ngjarjet e ndodhura në atë sallë nuk kanë nevojë për koment, duket qartë se çfarë ndodh aty.
Doçi: Një shkelje një shtypje e fjalës së lirë, nuk janë të rralla pamje të tilla pasi ne jemi mësuar me Erion Veliajn, Edi Ramën të cilët këto lloj skenash i kanë bërë edhe dikur kur ishin protestat e studentëve në vitin 2018 në dhjetorin e 2018 ku u cilësua si dhjetori i dytë.
Ata kushdo që kishte diçka në kundërshtim i merrnin nëpërmjet truprojave dhe i nxirrnin përjashta, ndiqnin familjarët e tyre, bënin presione në mëyrë që të mbyllej çdo lloj kundërshtimi që mund të kishin me Erion Veliaj dhe është për të ardhur keq që ngjarje të tilla ndodhin pikërisht në këtë ditë, me të rinjtë në ditën e rinisë dhe për mua këto ngjarje cilësohen si skandale dhe është fatëkeqsi që ne akoma kemi pushtetarë si Erion Veliaj.

