Shirat përmbytin sërish lagjen në Vlorë, automjetet “notojnë” në ujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2021, 16:00
Shirat e ditës së fundit kanë bërë që Vlora të përmbytet sërish nga uji.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe këtë herë ku blloku i “Albano dhe Rominës” i cili është mbushur i gjithi me ujë për shkak të bllokimit të kanalizimeve.
Ndërkohë, në akset e tjera rrugorë nuk paraqiten deri tani problematika apo përmbytje teksa reshjet e shiut vazhdojnë me po të njëjtin intensitet.

