Përndiqte dhe kërcënonte 21-vjeçaren, arrestohet i riu në Durrës

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për veprën penale "Përndjekja."

Sipas bluve 32-vjeçari me iniciale A.L. ka përndjekur dhe kërcënuar shtetasen F. T., 21 vjeçe.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia gjithashtu ka vënë në pranga edhe 2 persona të tjerë të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Mësohet se u bë arrestimi i shtetasve D. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka goditur automjetin me drejtues shtetasin S. Gj., duke shkaktuar vetëm dëme materiale dhe A. B., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.