Escobar tani në ministrinë e Jashtme, takon Olta Xhaçkën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2021, 15:03
Në orën 15:00 në Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar mbërriti në Ministrinë e Jashtme.
Kjo është hera e parë që Escobar viziton Tiranën, ndërsa takimin e parë e pati në mesditë me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Pas takimit me Lulzim Bashën, Escobar foli shkurt por qartë se do të vazhdojë bashkëpunimin me Partinë Demokratike, ndërsa rëndësinë e vuri tek lufta kundër korrupsionit duke përmendur sanksionet.
Escobar u shpreh pas takimit me Bashen: Pres me kënaqësi të zhvilloj takime të tjera pasdite dhe gjithashtu pres me kënaqësi vijimin e marrëdhënieve me PD, gjithashtu pres me kënaqësi që të takoj zotin Basha në Uashington së shpejti. "
