Ura e shkatërruar në Kolonjë, Erion Isai i lë banorët në lumë

Duket si një lojë ekstreme mbijetesë, por është realitet për banorët e 5 fshatrave të Njësisë Mollas në Ersekë.

Ura, monument kulture u shemb 5 vite më parë, dhe prej asaj kohe, për tu lidhur me pjesën tjetër detyrohen të rrezikojnë jetën.

Për t’ju shmangur lumit, më të guximshmit, gjejnë zgjidhje alternative, po aq të rrezikshme.

Historitë e tyre ngjasojnë me ato të shekullit të kaluar.

Ura e shkatërruar në Kolonjë, Erion Isai i lë banorët

"Njëri është 4 vjeç, tjetri 12 vjeç, desh kemi rënë aty. Gati sa  më ra djali nga dora, desh ra në lumë."

Gishtin e drejtojnë tek kreu i Bashkisë Erion Isai, i cili u ka premtuar disa herë rregullimin e urës.

"Kryetari i Bashkisë e ka përgjegjësinë, vetëm atë njoh."

"Mbi 20, 30 herë kemi shkuar te kryetari dhe na thotë do ta bëjmë."

Pasi i përcjell nga zyra, Erion Isai thonë u fik edhe telefonin.

"As e ka çarë kokën për ne. Nuk del në telefon, e marrim, e ka të mbyllur."

Më të rrezikuarit janë fëmijët, ndaj prindërit janë në alarm.

"Çfarë do bëjë kryetari i Bashkisë,  nëse më mbytet fëmija?"

Në një përgjigje për mediet bashkia e Kolonjës e drejtuar nga Isai qartasi është dorëzuar ,duke thënë se nuk ka fonde./Ora News/

Ura e shkatërruar në Kolonjë, Erion Isai i lë banorët