Aksident në fabrikën e kromit në Bulqizë, humb jetën minatori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2021, 14:15
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë.
Policia bën me dije se ka humbur jetën minatori Mustafa Kamishi.
"Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30, në vendin e quajtur fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, ka gjetur vdekjen shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë" thuhet në njoftim.
Ura e shkatërruar në Kolonjë, Erion Isai i lë banorët në lumë
9 Dhjetor, 14:09
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje.

