Vrau Vilson Tafçiun, Apeli dënon me 13.4 vite burg Noel Dishën

Gjykata e Apelit dënoi sot (9 dhjetor 2021) me 13. 4 vite burg për Noel Dishin, të shpallur fajtor për vrasjen e 29-vjeçarit Vilson Tafçiut, ngjarje e ndodhur në rrugën “Dhaskal Todri” në janar të 2020 në Tiranë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit penal nr. 661 datë 10.03.2021, dënimin e të pandehurit N.D  për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i K.Penal me 18 ( tetëmbëdhjetë) vjet burgim. Gjykata e Apelit dënon me 13. 4 vite burg për Noel Dishin, të shpallur fajtor për vrasjen e 29-vjeçarit Vilson Tafçiut, ngjarje e ndodhur në rrugën “Dhaskal Todri” në janar të 2020 në Tiranë.

Dënimin e të pandehurit N.D  për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.P, në bashkim të dënimeve prokuroria kërkoi që të denohet me një dënim të vetëm prej 24 (njëzet e katër) vjet burgim.

Vendimi

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 663 datë  09.12.2021 vendosi:

- Lenien ne fuqi te vendimit nr. 661, date 10.03.2021 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me kete ndryshim:

-Denimin e te pandehurit N.D per kryerjen e vepres penale "Vrasje me dashje", parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 17 (shtatembedhjete) vite burgim.

-Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal ne bashkim te denimeve, perfundimisht i pandehuri N.D denohet me nje denim te vetem prej 20 (njezet) vjet burgim.

-Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale i ulet 1/3 e denimit dhe perfundimisht i pandehuri N.D denohet me 13 (trembedhjete) vjet e 4 (kater) muaj burgim.

-Mospranimin e ankimit ndaj vendimit Nr. 661, date 10.03.2021 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, te ushtruar nga trashegimtaret e viktimes se vepres penale.

Vrasja ndodhi më 20 janar 2020 në unazën e ri.  U arrestua shoku i tij Noel Disha, origjinë nga Dibra si autor krimit. Me viktimën ata kishin qenë së bashku edhe në Francë, ku dyshohej të kenë lindur konflikte mes tyre për pazare droge.