Harrohen sapo kalojnë fatkeqësitë, zjarrfikësit e Vlorës: Jemi për të qarë hallin

Tërmeti i 28 nëntorit të 2019 ishte një goditje e madhe edhe për shërbimet e kërkim-shpëtimit, por edhe për shërbimin e zjarrëfikëses në vendin tonë.

Gjerësisht në atë kohë u kritikua mungesa e pajisjeve dhe mjeteve të duhura për t’i bërë ballë fakteqësive natyrore.

Por jo vetëm tërmeti. Verën që lamë pas qindra hektarë pyje u shkrumbuan në Shqipëri, ndërsa shërbimi zjarrëfikës përsëri u kritikua për mungesën e mjeteve të duhura për të luftuar zjarrin.

Në 75-vjetorin e krijimit të Shërbimit Zjarrëfikës, veteranët kanë rezerva për të tashmen e kësaj strukture.

"Për të qarë hallin, nuk ka mbështetje. Nuk i takon repartit zjarrfikës kjo godinë që në '84."

Në Vlorë, ata thanë se asnjë regjim nuk e ka pasur prioritet këtë strukturë.

"Nga qeveria duhet menduar për zjarrfikësit."

Veteranët i kanë bërë thirrje qeverisë për të marrë masa dhe të mbështetet ky sektor si me paga, ashtu edhe me mjetet e duhura.