Shembja e godinës 7 katëshe të Maks Velos, qytetarët: Historia në Shqipëri ka marrë fund!
Godina e parë 7-katëshe në Tiranë e projektuar nga Maks Velo, nuk i ka shpëtuar eskavatorëve të Bashkisë edhe pse është shpallur Monument Kulture që nga viti 2007. Si argument për shembjen kanë shërbyer dëmtimet nga tërmeti i 26 nëntorit 2009. Nuk dihet ende se çfarë objekti do të zëvëndësojë godinën, ndërkohë që qytetarët shprehen kundër dëmtimit të Monumentit të Kulturës së Kategorisë së Dytë.
Shembjes së Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore nuk i ka shpëtuar as godina e parë 7 katëshe në Tiranë, një godinë e projektuar nga arkitekti "Maks Velo".
Pavarësisht se mbart vlera historike dhe arkitekturore, o klasifikuar Monument Kulture i Kategorisë së Dytë në vitin 2007, eskavatorët kanë nisur aksionin për shembjen e objektit.
Edhe pse kjo godinë nuk ishte në listën e Ministrisë së Kulturës si objekt për t’u shembur, nga vlerësimi i Institutit të Ndërtimit godina rezultoi se kishte dëmtime dhe Bashkia ka vendosur shembjen e saj.
Qytetarët thonë se ky është një tjetër precedent që tregon se Tirana po humb nga historia e saj dhe se dhe të rinjve nuk ka mbetur më se çfarë t’u tregohet për të kaluarën e qytetit.
"Historia në Shqipëri ka marrë fund, pse të mos prishet dhe kjo? Të prishet dhe kjo dhe të rrimë ne këtu."
"Gjithë rinia po ikën, nuk ka histori dhe asgjë. U hoq demokracia dhe çdo gjë."

Pavarësisht shembjes, Bashkia ende nuk ka bërë transparencë në lidhje me objektin do të zëvëndësojë godinën 7 katëshe të shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Dytë prej 14 vjetësh.


