Edhe Azemi në politikë, djali i vogël i heroit të demokracisë: Dua të jap kontribut për përmirësimin e vendit

Përballë shtatores së babait të tij, djali i vogël i Azem Hajdarit është i vendosur që të ndjekë hapat e babait të tij, përfshirjen në politikë. Në një intervistë për Rtv Ora, 23-vjeçari shpreh keqardhjen se sot pas 31 vitesh ende Shqipëria nuk është ajo çfarë ëndërronte babai i tij.

8 dhjetori i Ditës së Rinisë për djalin e vogël të Azem Hajdarit, i cili mban emrin e të atit, është një datë krenarie.

Historinë e heroit të demokracisë në luftën për të rrëzuar komunizmin dhe për të sjellë demokracinë, duke themeluar PD.

23-vjeçari në krah të shtatores së babit të tij në një intervistë për Rtv Ora tregon se si është njohur me historinë e babait të tij.

"Është një emocion shumë i madh për mua.Veçanërisht për shkak të babait. Është shumë e bukur të njohësh babain përmes historive të njerëzve".

Edhe Azemi në politikë, djali i vogël i heroit të

Azemi është i vendosur të ndjekë hapat e të atit, të jetë aktiv në jetën politike.

"E shikoj si një mision jete jo vetëm për të bërë krenar babain tim, por edhe për tu dhënë njerëzve më të mirën për ta."

Pas 31 vitesh, Azemi mendon se Shqipëria ka nevojë për t’u përmirësuar, pasi ende nuk është vendi që babi i tij dëshironte të bëhej.

"Fatkeqësisht Shqipëria sot është në një gjendje jo shumë të mirë prandaj janë mbledhur këta njerëz përsëri për të arritur më të mirën e mundshme të këtij vendi."

Edhe Azemi në politikë, djali i vogël i heroit të

Politika ka qenë mjaft e pranishme në jetën e familjes Hajdari, ku vajza e të ndjerit, Rudina Hajdari, u zgjodh deputete e PD, por pas vendimit për të mos djegur mandatin e saj në 2019 ftohu marrëdhënien e saj me kryetarin Lulzim Basha.

Edhe Azemi në politikë, djali i vogël i heroit të