Dyshohet se përfitoi 2 milionë euro tendera me dokumente false, ndalohet biznesmeni shqiptar
Një person është ndaluar në Gjilan, pasi dyshohet se ka fituar tenderë në vlerë rreth 2 milionë euro duke prezantuar dokumente të falsifikuara.
Bëhet fjalë për shtetasin Ismet Haziri, pronar i kompanisë “Globi”, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit nga Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin me inicialet, I.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria njofton opinionin publik se ekziston dyshimi që, i dyshuari I.H., si pronar i kompanisë “Globi M.I.”, në Gjilan, përmes prezantimit të dokumenteve të falsifikuara ka arritur që ti fitonte tre tenderë në regjionin e Gjilanit, në vlerë rreth 1 milion e 900 mijë euro”, thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit.
