Bashkia nuk u përgjigjet, banorët e “5 Majit”: Do pengojmë projektin e rindërtimit nëse nuk plotësohen kushtet
Pavarësisht se kanë tejkaluar afatet e përcaktuara ligjore për kthim përgjigjeje, ankesat e njëpasnjëshme për projektin e rindërtimit në rrugën "5 Maji" në kryeqytet, nuk kanë sjellë asnjë reagim nga institucionet më të rëndësishme në vend. Nga ana tjetër, bashkia dhe IMT-ja po vijojnë aksionin e tyre për lirimin e zonave nga objektet të vlerësuara si të dëmtuara dhe që duhen shembur. Objekt i punës së tyre këtë të martë ishin dy banesa, pronarët e të cilave kishin firmosur akt-marrëveshjen me Bashkinë.
Akoma asnjë përgjigjie nga ana e Bashkisë për banorët e "5 Majit" në kryeqytet.
Pavarësisht se kanë tejkaluar afatet e përcaktuara ligjore për kthim përgjigjeje, ankesat e njëpasnjëshme të tyre për projektin e rindërtimit nuk kanë sjellë asnjë reagim nga institucionet më të rëndësishme në vend,të cilat kanë për kompetencë dhënien e informacionit.
"Nuk kemi marrë kthim përgjigje nga asnjë institucion, kemi shkuar dhe vetë dhe kanë thënë se posta nuk ka mbërritur akoma te ne."
Nga ana tjetër bashkia dhe IMT po vijojnë aksionin e tyre për zbatueshmërinë e projektit.
Objekt i punës së tyre këtë të martë, ishin këto dy banesa, pronarët e të cilave kishin firmosur akt-marrëveshjen.
Bashkia është e vendosur për finalizimin e projektit krahas gjithçkaje, banorë të tjerë të cilët nuk kanë firmosur me plot siguri e me të njëjtën vendosmëri shprehen se do të pengojnë punimet pa plotësuar kushtet.
"Kontratë me premtim, ai është i mbrojtur ligjërisht ku thotë banorëve nuk u kam asnjë borxh, u kam premtuar."
"Nuk shkojmë dot në punë, nuk lejojmë të na prishin shtëpitë tonë".
Projektin e cilësojnë korruptiv, ndaj dhe kanë ngritur një padi në SPAK, pasi po shkelen interesat e publikut për interesat e një grusht njerëzish për përfitime personale.
"Është vjedhje e hapur."
Ka rreth dy muaj që banorët e "5 Majit" protestojnë ditë pas dite.

