Aksident në Lezhë, automjeti përplas këmbësorin, ndërron jetë për në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2021, 16:36
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në aksin Torivicë-Lezhë.
Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor në rrugë.
Ndërkohë ky i fundit ka marrë plagë të renda dhe u nis drejt spitalit, por nuk mundi t'i mbijetojë përplasjes.
"Në rrugën rurale të fshatit Torovicë, Lezhë, mjeti tip "Benz " ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.S., ku për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.
