Ju flet Moska - Për llogari të kujt SPAK po luan me Alpha Bank si macja me miun?!

Për llogari të kujt SPAK po luan me Alpha Bank si macja me miun?! ishte tema e kësaj të premte në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Krimet financiare janë gjëra shumë të ndërlikuara, sidomos skemat e pastrimit të parave. Është e vështirë për shumicën e njerëzve t'i kuptojnë. Është detyra e gazetarisë hulumtuese t'i zbërthejnë dhe t'ia shpjegojnë opinionit publik.

Gazetaria investiguese është një gjë që media në tërësi nuk punon si Prokuroria apo Gjykata që punojnë me prova të mirëfillta. Kur gazetari flet për një bashkëpunim, këta i thonë ke ndonjë marrëveshje noteriale ti që këta të dy kanë bashkëpunuar?

Gazetaria punon në hapësirën e dyshimit të arsyeshëm. Më tepër roli i gazetarisë hulumtuese është që të krijojë premisat që të çojnë te provat, të rikrijojë fillimin e provës si proces.

Kjo çështja e pastrimit të parave për të cilën SPAK ka filluar një çështje të bujshme, pastrimi i parave të Cosa Nostra, mafies siçiliane nëpërmjet një banke në Shqipëri dhe ndërmjetësve shqiptarë, biznesmeni Rezart Taçi. Kjo çështje duket shumë e ndërlikuar, shumë më e thellë se sa paraqitet. SPAK ka nisur një çështje penale, ka marrë të pandehur për pastrim të produkteve kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Nga mënyra se si është shprehur SPAK në njoftimin e tij, nga mënyra se si ka folur duhet që bashkë me Rezart Taçin dhe dy bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe 2 italianë, duhet të ishin të pandehur dhe drejtuesit e bankës Alpha nëpërmjet së cilës do të bëhej transaksioni i parave.

Dikush mund të thotë po çfarë faj ka banka?

Banka e mori njoftimin ose erdhën paratë dhe banka i bllokoi. Kjo gjë nuk po del e qartë sepse banka e para nuk ka folur vetë publikisht, por mund të them që është çështje në hetim dhe banka nuk flet. Banka flet për aq sa flet institucioni shtetëror SPAK. Meqë SPAK flet publikisht, banka thotë meqë do dalë në media emri im, atëherë unë po them që me të hapur këta persona llogari në bankë, unë direkt kam njoftuar institucionet përkatëse.

Ka një sistem kontrolli që në këtë rast banka për të qenë transparente dhe për të pasur besueshmërinë e saj banka nuk e ka bërë këtë njoftimin. Nga njoftimi që ka bërë SPAK është bërë një lojë si macja me miun me këtë bankën.

Për më shumë ndiqni videon: