Arti shqiptar në zi! Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare aktorja Edi Luarasi
Shuhet aktorja shqiptare Edi Luarasi. Një ikonë e teatrit ajo njihej si artistja rebele nga Mirdita që konfrontohej me regjimin e për pasojë u perjashtua nga teatri kombetar deri ne renien e diktaturës.
Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare aktorja Edi Luarasi, e konsideruar si ikonë e teatrit shqiptar. Artistja vuante nga një sëmundje e rëndë dhe lajmi i hidhur është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale.
Ajo u lind në Tiranë në vitin 1940 e në skenë është ngjitur që në moshë të re. Në vitin 1956, kur ishte vetem 16 vjeçe, bashkë me motrën këndonte në skenën e Teatrit të Estradës.
U diplomua për aktrim në 1963 dhe më pas hyri në Teatrin Kombëtar të quajtur në atë kohë Teatri Popullor. Vera ishte roli i parë në dramën “Shtëpia në bulevard” të regjisorit Kujtim Spahivogli.
Më vonë rolet që mbahen mend në skenë ishin Kordelja te “Mbreti Lir” dhe Cuca e Maleve.
Edi Luarasi njihet në qarqet e artistëve shqiptare si mirditorja rebele dhe për temperamentin e fortë. Karriera e saj nëteatër u mbyll gjatë kohës së regjimit pasi në 22 janar 1974, u perjashtua për motive politike. U rikthye aty vetëm pas rënies së diktaturës në vitin 1991, me dramën “Vizita e Damës plakë”.
Veç skenës së teatrit Edi Luarasi ka edhe role në filma në “Vitet e para”, “Gjurmët”, dhe “Ngadhnjim mbi vdekjen”.
Luarasi është nderuar me titullin “Artiste e merituar”, dhe pak kohë më parë është dekoruar me titullin "Nderi i Kombit".
Në mesazhet e tyre të lamtumirës artistët e vleresojnë atë edhe si një grua fisnike e nënë e mrekullueshme të dy fëmijëve Lea dhe Eldoni qe ka me regjisorin Mihal Luarasi me të cilin ndau këtë jete. Për ndarjen nga jeta të aktores, krahas artisteve dhe miqve, edhe presdineti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime familjes dhe shqiptarëve ndersa vlereson se Edi Luarasi do të mbetet një një figurë frymëzuese për artistët e rinj dhe shembull i kurajos qytetare, lirisë, vlerave dhe dinjitetit njerëzor.
