Berisha-Bashës: Je i përfunduar! Ke marrë fund politikisht, Edi Rama nuk të shpëton dot

Berisha nga Bilishti, ku zhvilloi "foltoren" e 26-të i bëri thirrje Bashës të japë dorëqejen. Doktori tha se Edi Rama mund t'i mbyllë dhe t'i hapë dosje sipas qejfit (duke ju referuar dosjes "Toyota Yaris"), por Edi Rama nuk mund ta shpëtojë kurrë nga shumica gjigante e PD-së të cilën ai kërkon ta nëpërkëmbë.

Berisha: Je i përfunduar. I pakallur është sot, ka marrë fund politikisht, ndaj dhe i them Edi Ramës  të heqë dorë nga lojërat me peng kryetarin. Në datën 11 demokratët janë në këmbë më të fuqishëm ne kurrë, do përcaktojmë ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën ne do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë.

Në 11 dhjetor, tha zoti Berisha do votohet Statuti i cili ka qëllimin madhor të rikthejë lirinë e vonuar, votën e lirë dhe pushtetin e qytetarëve në PD.