“Foltorja” e demokratëve: 11 dhjetori do të shënojë fundin e pazareve Rama- Basha
“Foltorja” e demokratëve i është përgjigjur Kryedemokratit Lulzim Basha, i cili pak më parë tha se trillimet dhe shpifjet nuk ia zgjidhin dot hallin ish-Kryeministrit Sali Berisha që ka me SHBA duke qenë se është shpallur “Non Grata”
Në një deklaratë për mediat “Foltorja” shprehet se halli i vërtetë i demokratëve është tradhtia ndaj sakrificave të tyre për pazaret e kryetarit.
Në deklaratë thuhet po ashtu se 11 dhjetori do të shënojë fundin e pazareve Rama- Basha.
"Halli i i vërtetë i demokrateve dhe i shqiptareve janë deshtimet dhe humbjet e nje pas njeshme të peng kryetarit qe i dhuruan mandatin e trete regjimit me te korruptuar te Europes. Halli i vertete i demokrateve eshte shperdorimi dhe tradhetia ndaj sakfrificave te tyre per pazaret e kryetarit! Per dosjet dhe pazaret e Bashes ka 8 vjet qe demokratet kalojne nga humbja ne humbje! Kuvendi Kombetar i dt 11 Dhjetor i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mije delegateve do te shenoje fundin e pazareve Rama - Basha dhe rikthimin e Partise Demokratike ne misionin e saj te shenjte per rrezimin e regjimit te Edi Rames.
Partia Demokratike do ta realizoje kete mision ne aleance me gjithe demokratet dhe qytetaret qe kerkojne shpetimin e Shqiperise permes nje PD me te forte me te hapur dhe me te bashkuar!
Te gjithe bashke ne 11 Dhjetor per te nisur rrugen drejt FITORE"- thuhet në deklaratë.
