Berisha thirrje Bardhit: Të ndalen presionet ndaj anëtarëve që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi që të mos kërcënohen delegatët për dhënien e firmave, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Në fjalën e tij nga “Foltorja” në Devoll është shprehur se çdo demokrat është i lirë të shprehë mendimin e tij, ndërsa shton se të dhënat personale të delegatëve nuk do bëhen publike pa lejen e tyre.

Sali Berisha: I bëj thirrje zotit Gazment Bardhi. Në ndonjë degë tek tuk ka zyrtarë që bëjnë presione ndaj anëtarëve që të marrin funksione që si kanë pasur për qëllime delegati. Në këtë veprimtari ftoj çdo kryetar që të rri larg këtyre veprimtarive, çdo demokrat është i lirë të shprehë mendimin e tij. Por në mënyrë kategorike jo të manipulojë e të shkelë rregullat. PD është në fazën e fundit të saj dhe kërkon të mos ketë jashtë saj asnjë anëtar. Ligjet mbrojnë të dhënat personale, e ju garantoj se kurrë pa lejen tuaj, pa lejen e qytetarit nuk do të bëhen publike.

Ndër të tjera Berisha u shpreh se ata që të cilët morën vendimin për të bërë publike të dhënat e tyre, duke konfirmuar se do të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit i  dhanë një goditje tmerruese Edi Ramës. Ndër të tjera Berisha është shprehur se janë të mirëpritur në Kuvendin Kombëtar edhe ata që nuk kanë firmosur.

Sali Berisha: Të dhënat i mbron kushtetuta, Konventa e të drejtave të njeriut. Ato bëhen publike me pëlqimin e individit. Ata të cilët morën vendimin për të bërë publike të dhënat e tyre, i dhanë një goditje tmerruese Edi Ramës. Sepse gjithçka që bën, peng Basha, në çdo studio që shihni këta analistët e xhepit apo ndonjë si mercenar, që të gjitha fabrikohen në zyrën e Edi Ramës nga Fuga i tij. Ky publikim it ë dhënave ka rritur shumë besueshmërinë e madhe të kësaj lëvizje të fuqishme në publikun shqiptar. Garantoj ata që nuk kanë dhënë miratimin për t’ia lexuar emrin se janë të respektueshëm dhe janë shumë të mirëpritur në Kuvendin Kombëtar, së bashku me ata që nuk kanë firmosur fare