Berisha zhvendos Kuvendin e 11 Dhjetorit në stadiumin "Air Albania": Motin nuk e dimë, por...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2021, 18:46
Në datë 11 Dhjetor Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar me qëllim kthimin e pluralizmit në Partinë Demokratike. Ish-kryeministri ka njoftuar më herët se janë më shumë se 4200 delegatë që kanë firmosur për mbledhjen e këtij forumi. Ai njoftoi sot nga "Foltorja " e Bilishtit se janë 7600 veta dhe i vetmi vend që i nxë është stadiumi "Air Albania."
Berisha: Miq do mblidhemi në datën 11. A e dini ju që nuk ka preokupim më të madh se ku do mblidhemi 7600 veta? I vetmi vend ku ne mund të mblidhemi për të treguar se jemi seriozë me numrin dhe me të gjitha është "Air Albania" por motin nuk e dimë.
Fillimisht Kuvendi ishte planifikuar të zhvillohej në Pallatin e Kongreseve.
