"Rama i mbylli dosjen Bashës në Tiranë, por nuk mundi në Belgjikë", Berisha: Kreu i PD-së me dosjet e tij është aksioner i narko-shtetit

Zoti Berisha vazhdon të deklarojë se ekziston marrëveshje Rama-Basha dhe faktet gjithnjë e më shumë e tregojnë këtë. Zoti Berisha i përmendi sërish Bashës dosjen "Toyota Yaris" duke thënë se i ka këkruar të japë shpjegime.

Berisha: Çdo ditë po del gjithnjë e më shumë në pah, që kryetari është peng i marrë nga qeveria dhe të tjerë. Unë kurrë nuk do ta etiketoja kështu pa pasur fakte se ishte i tillë dhe faktet gjithnjë e më shumë po dëshmojnë këtë gjë. Nëse në Shqipëri është vendosur narko-shteti, për fat të keq kreu i opozitës me dosjet e tij të krimit është aksioner i këtij shteti. Në "Foltore" të ndryshme kam denoncuar dhe i kam kërkuar të japë shpjegime për dosjen "Toyota Yaris" dhe dosjen "Muzin".

Garantoj se me radhë do dalin dhe dosje të tjera. Projekti i Emirateve në Durrës nuk do zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca politike forca më e fuqishme e vendit. Për aferën e "Toyota Yaris" u dënua vetëm një njeri. Kjo do të thotë që Edi Rama ja mbylli dosjen peng kryetarit. Por dosja i kishte rrënjët në Belgjikë. Belgjika kishte nisur hetimet, të dosje nuk ja mbyllte dot këtij. Nëse Rama pengut i mbylli dosjen e Tiranës, atë nuk ja mbylli dot. Dua t'i kërkoj këtu që të japë dorëheqjen dhe mos fshihet. Edi Rama të ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri, por me dosjen në Belgjikë deri tani rezulton anëtar i organizatës kriminale.