Basha i përgjigjet Berishës: Ka vetëm një dosje, Non Grata jote nga SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2021, 19:12
Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të zotit Berisha, i cili nga "Foltorja" e Bilishtit ja përmendi dhe një herë dosjen "Yoyota Yaris". Ai shprehet se ka vetëm një dose dhe është ajo "Non Grata" e zotit Berisha në SHBA.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha thotë se trillimet dhe shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Berishës.
"Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal."
