Mos hani bar, demokrati nga Devolli dy fjalë për Kim: Prisja që të tërhiqeshe, s’di ku të gjeti SHBA që të solli këtu

I moshuari demokrati cili ka qenë i pranishëm në “Foltoren” e ish- Kryeministrit Sali Berisha në Devoll, ka pasur dy fjalë edhe për ambasadoren Yuri Kim.

Qytetari në fjalën e tij, tha se ajo vetëm diplomate nuk është pasi nuk mund t’u thotë demokratëve të hanë bar. Ai tha se priste që ambasadorja do dilte dhe të tërhiqej nga deklarata por që se bëri kurrë.

“Kam dy gjëra për të thënë për Kim. Ajo ambasadore mund të jetë si të dojë,por diplomate jo. Po si mo doktor t’u thotë demokratëve, të më thotë mua  do hash bar. Unë kam dinjitetin tim. Prisja se do dilte e do tërhiqej për këtë  se bëri kurrë. Nuk e di nga e ka gjetur Amrika dhe na e solli ne. doktor ti je kockë e fortë, je dhëmballë e hekurt, që i ke mbetur në fyt Ramës kompanisë së tij dhe Soros.”- tha ai.