"Ka frikë nga firmat tuaja", Berisha: Kërkon të thërrasë anti-Kuvendin për shoqatën Basha-Bardhi, qeveria është vërsulur në mbrojtje të pengut

Zoti Berisha është shprehur se kryetari i opozitës është i frikësuar nga firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit në datën 11 dhjetor. Sipas tij, tani Basha nuk thotë më "nuk janë firmat", por "nuk i njohim."

Ai nuk la pa përmendur qeverinë Rama, për t cilën shprehet se është "vërsulur" në mbrojtje të Bashës.

Berisha: Ai ka frikë të tmerrshme nga firmat tuaja. Në një akt papërgjegjshmërie të plotë, pasi firmat po flasin vetë çdo ditë, i tmerruar nuk thotë më "nuk janë" por "nuk i njohim." Tani kërkon të thërrasë antikuvendin për shoqatën Basha-Bardhi. E gjithë makineria propagandistike e qeverisë është vërsulur në mbrojte të pengut të kreut të meduzës.

Të gjithë analistët qeveritarë nga mëngjesi deri në darkë merren me mbrojtjen e tij. Pastaj është një grup tjetër i vogël, të cilët ja kanë shitur shpirtin Djallit dhe vjedhin vrer gjithë javën, të premten shkojnë në Xhami  për të larë mëkatet, por hyjë mëkatarë e dalin mëkatarë, pro ja lëmë Zotit punën e tyre, nuk merrem me ta. Janë grahmat e fundit të Edi Ramës dhe peng Bashës në përpjekjen e tyre për të shuar pluralizmin.