Durrës/ U abuzua nga xhaxhai, deklarata e mbesës: Fillimisht shkuam me dëshirë, por pastaj më kërcënoi
Detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja në Durrës, ku Festim Haderit, ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij.
Ndërkohë kjo e fundit sipas burimeve për Ora News, e fundit ka deklaruar përpara grupit hetimor se fillimisht ka kryer marrëdhënie me dëshirë me xhaxhanë e saj.
Por më pas ka dashur ta ndërpresë atë, por ky I fundit ka filluar ta kërcënojë
Ngjarja ka shokuar prej disa ditësh opinionin publik, ndërsa ditën e sotme i akuzuari është përballur për herë të parë me gjykatën, e cila ka vleftësuar arrestimin e tij nga policia dhe ka caktuar si masë shtrënguese “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve.
Festim Haderi nuk i ka pranuar në asnjë rast akuzat që ngrihen ndaj tij, ndërsa në seancë avokati mbrojtës i 50-vjeçarit ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurimit personal me një më të butë edhe për shkak të gjendjes shëndetësore të klientit.
Sipas tij, i arrestuari ka pësuar një trombozë dhe ka pasur një ndërhyrje kirurgjikale në Angli dhe gjatë kësaj kohe të qëndrimit jashtë ishte shpallur në kërkim.
