"Foltorja Berisha" në Devoll: Ecim të sigurt drejt 11 Dhjetorit
Doktor Berisha mbajti "Foltoren" e radhës në Bilisht, Devoll.
Kjo është "Foltorja " e 26-të e zotit Berisha. I pranishëm ën sallë ishte dhe ish-Presidenti Bujar Nishani.
Nga Bilishti, Berisha i shprehu mirënjohjen pa kufij devollinjve të cilët në të gjitha kohërat kanë qenë mbështetësit më të vendosur të PD-së.
Berisha: "Foltorja" me mbështetjen tuaj u shndërrua në mrekullinë e vërtetë shqiptare, në mrekullinë e dytë të Shqipërisë që nga vitit 1990 deri sot. "Foltorja" në udhën e saj, në një hark kohor të shkurtë bashkoi rreth vetes qindra mijëra demokratë, ajo befasoi mbarë shoqërinë shqiptare, u shndërrua në një uragan, në një dritë të vërtetë shprese. Shqiptarët shohin te kjo lëvizje shpresën e tyre, idealet, besimin se Shqipëria do të çlirohet nga narko-shteti dhe se në këtë vend do mbizotërojë respekti i të drejtave të njeriut, dinjitetit njerëzor. "Foltorja është shndërruar në zhvillimin më pozitiv. Sot shkojmë të sigurt drejt 11 Dhjetorit të firmosim së bashku monumentin madhështor të rithemelimit të PD-së dhe pluralizmit shqiptar.