Bie niveli i Vjosës
Gjatë gjithë natës Fieri ka qenë nën pushtetin e reshjeve intensive.
Në vazhdimësi është monitoruar situata përsa i përket prurjeve në lumin Vjosë dhe sipas informacioneve në terren niveli i ujit ka rënie.
Situata nuk paraqet problematike momentalisht ndërsa bëhet me dije se niveli i Vjosës në Përmet niveli i Vjosës është 3.4 m ndërsa pranë urës së Mifolit 5.3 m.
Sakaq në Vlorë niveli i Vjosës ka shkuar në 6.1 metra duke u ulur nga dje me afro 30 cm.
Ka pasur një bllokim të aksit Fier-Vlorë pasi për shkak të erës janë rrëzuar dy pisha, të cilat janë larguar tashmë nga rruga duke lejuar lëvizjen e automjeteve.
Edhe në Mallakastër situata nuk paraqitet problematike edhe pse reshjet vazhdojnë. Kalueshmëria në rrugë është përgjithësisht normale. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm.