Renditja deri në vendin e 10-të, mësoni surprizat e Topit të Artë
Në Paris është gati mbrëmja e madhe Gala ku do të shpallet fituesi i madh i Topit të Artë. Në listën e nominuar janë 30 lojtarë dhe deri tani është axhornuar renditja duke zbuluar 20 emrat e parë të renditur sipas votimit dhe surprizat nuk mungojnë.
Ajo që bie në sy janë Romelu Lukaku dhe Erling Haaland që janë jashtë 10 më të mirëve e gjithashtu bie në sy edhe pozicioni i Neymar.
Në renditjen e publikuar, shihen disa lojtarë që kanë shkëlqyer këtë sezon si Barella me Serinë A e fituar dhe Italinë në Euro 2020 në “olimp” në vend të 26’ teksa Simon Kjaer në vend të 18-të.
Lautaro Martinez protagonist me Interin dhe Argjentinën me dy trofe të fituar renditet I 21-ti ndërkohë që Sterling I 15-ti.
Gjithsesi votimi është personal dhe në mbrëmje duket se surprizat do të vazhdojnë dhe më poshtë janë renditja për 20 lojtarët e nominuar deri në vend të 10-të./Ora News/.
29° Cesar Azpilicueta (Chelsea)
29° Luka Modric (Real Madrid)
26° Nicolò Barella (Inter)
26° Ruben Dias (Manchester City)
26° Gerard Moreno (Villarreal)
25° Phil Foden (Manchester City)
24° Pedri (Barcellona)
23° Harry Kane (Tottenham)
21° Lautaro Martinez (Inter)
21° Bruno Fernandes (Manchester United)
20° Riyad Mahrez (Manchester City)
19° Mason Mount (Chelsea)
18° Simon Kjaer (Milan)
17° Luis Suarez (Atletico Madrid)
16° Neymar (Paris Saint-Germain)
15° Raheem Sterling (Manchester City)
14° Leonardo Bonucci (Juventus)
13° Giorgio Chiellini (Juventus)
12° Romelu Lukaku (Chelsea)
11° Erling Braut Haaland (Borussia Dortmund).
