Kaos, tym e flakë, ndërpritet derbi i famshëm në Greqi. Shikoni pamjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2021, 21:05
Rikthehen skenat e dhunës në futbollin grek. Sot u luajt derbi i Thesalonikit ose siç e quajnë helenët, derbi i Maqedonisë mes PAOK dhe Aris me këta të fundit që po fitonin ndeshjen në transfertë.
Për tifozët e PAOK është e patolerueshme të humbasësh ndeshjen me rivalët e “urryer” dhe në minutat shtesë pati një invazion, hedhje tymuesesh, mjetesh plasëse, shishe prej qelqi.

Menjëherë pati edhe ndërhyrje të forcave të policisë që ndalën tifozët teksa arbitri tërhoqi ekipet nga fusha e lojës.
Pas pothuajse gjysmë orë ndërprerjeje dhe qetësim të situates, ekipet luajtën edhe minutat e mbetura të lojës./Ora News/.
paok aris pic.twitter.com/wstpfT8UjM
— Den Domi (@DendomiDomi) November 28, 2021
