Taipi tregon edhe raportin me vëllain: Nuk më pëlqen ndjesia e të qenurit kundërshtarë

Gjelbrim Taipi është një lojtar kyç në skuadrën e Kukësit. Futbollisti shqiptar është i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “RTV Ora", ka treguar atmosferën që ekziston te klubi verilindor.

Ai ka folur edhe për raportin me vëllain e tij, teksa thekson se nuk i ka pëlqyer ndjesia kur e ka pasur kundërshtar në fushë sezonin e shkuar.

 

Gjelbrim Taipi: Kur jemi grumbulluar në fillim kemi qenë vetëm 3 veta nga viti i kaluar. U fol se viti i kaluar ka qenë për tu harruar. Sa i përket cilësive vitin e kaluar kishte shumë më tepër. Kur erdhëm ditën e parë të grumbullimit të them të drejtën nuk isha shumë i kënaqur sepse nuk e ndjeja atmosferën e vitit të kaluar. Pastaj me ardhjen e trajnerit cdo gjë ka ndryshuar. Ndoshta nuk e besojnë por ne 6 ditë të javës stërvitemi vetëm për taktikë. Por duhet të qendrojmë me këmbë në tokë.