Shikoni episodin e shëmtuar, gazetarja ngacmohet live në transmetim

Në Itali, në Serinë A të gjithë lojtarët por edhe arbitrat ishin sensibilizuar me nismën kundër dhunës dhe ngacmimin të femrave teksa në fushë zbritën të gjithë me një shirit të kuq në fytyrë që simbolizon edhe këtë lëvizje.

Por edhe në vendin fqinj ka ende punë për t’u sensibilizuar pasi një episode i rëndë ka ndodhur me gazetaren Greta Beccaglia e cila jo një herë por dy herë gjatë raportimit pas ndeshjes Empoli-Fiorentina është ngacmuar nga tifozët.

Ajo ishte në transmetim direkt duke marrë intervistat për derbin që u mbyll me fitoren e Empolit dhe dy tifozë njëri hapur pa e priishur qetësinë e kap nga të pasmet ndërsa tjetri pak sekonda më pas bën të njëjtën gjë. Ndiqni videon për më shumë./Ora News/.