Një perlë e Vinicius mposht Sevillan, Reali konsolidon kryesimin (Video)

Karim Benzema dhe Vinicius Juniors janë lojtarët më në formë te Real Madrid. Sulmuesi francez dhe ai Brazilian po shënojnë vazhdimisht duke mbajtur “los blancos” në krye të La Ligas dhe të Championsit.

Sot ekipi i Ancelottit luajti një ndeshje me karakter ndaj një rivali direkt si Sevilla në kampionat që ishte aty aty me madrilenët në renditje dhe me gjithë se shënuan të parët me Rafa Mir në 12’, nuk mundën ta përballonin presionin vendas.

Në 32’ falë edhe një gabimi të portierit të Sevillas, Benzema vuri barazpeshën për të ardhur më pas në pjesën e dytë ku një perlë e Vinicius në 87’ i jep fitore dhe vulos rezultatin përfundimtar. Me këtë sukses, Real Madrid shkëputet në renditje me 33 pikë, 4 më shumë se rivalët e Atleticos./Ora News/.