Taipi tregon çelësin e suksesit: 6 ditë në javë vetëm taktikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2021, 22:42
Gjelbrim Taipi është një lojtar kyç në skuadrën e Kukësit. Futbollisti shqiptar është i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “RTV Ora", ka treguar edhe tregon çelësin e suksesit në sport.
Ai thotë se bëjnë 6 ditë stërvitje dhe 6 ditë mësojnë taktikën e vendosjes së lojtarit në fushë.
“Ne zakonisht çdo ditë mund të themi se për disa persona që mund të duket se është e tepërt. Ne çdo ditë punojmë vetëm taktikisht, 6 ditë në javë kemi vetëm stërvitje dhe 6 ditë në javë punojmë vetëm taktikë se si vendosen futbollistët. Ne kemi futbollist si në rastin e mbrojtësit të djathtë Domin që është hera e dytë që luan titullar në karrierën e tij por kur punon çdo ditë gjërat vijnë natyrshëm. “- tha ai.
