"Bashkim sa më të shpejtë", qindra shqiptarë nga Kosova në Vlorë për Festën e Flamurit

Në vigjilje të festive të nëntorit, qindra shqiptarë të Kosovës i janë drejtuar të shtunën vendit tonë. Në pikën kufitare të morinës në Kukës, që nga orët e para të mëngjesit qytetarët kanë kaluar doganën me procedura të përshpejtuara sipas vendimit të dy qeverive.

Me makina e autobusë, qindra shqiptarë të Kosovës janë nisur që nga mëngjesi i së shtunës drejt Shqipërisë.

Në vigjilje të 28-29 nëntorit, me familje e shoqëri ata planifikojnë që të kalojnë festat në shtetin amë.

Vlora e flamurit është destiancioni kryesor i tyre.

"Vlorë, për të festuar festën kombëtare."

"Në Vlorë, për festa."

Por edhe qytetet e tjera të vendit do të presin bashkëkombësit.

"Në Tiranë, për pushime."

"Në Tiranë për festën e 28 Nëntorit, ditën e Flamurit."

"Për festë jam duke shkuar."

 Siç edhe u premtua në mbledhjen e dy qeverive në Elbasan, procedurat e kalimit për festa ishin të përshpejtuara.

"Fare, vetëm sa u futëm."

"As 2 minuta nuk pritëm."

Për festën e Flamurit Kuq e Zi kanë një dëshirë, dhe një urim.

"Rroftë Pavarësia, ishalla bashkim sa më të shpejtë."

"Për ne Shqipëria dhe Kosova janë një."

Sa i takon masave anticovid ato mbeten në fuqi, ku qytetarët duhet të paraqesin ose pasaportën e vaksinimit, testin negativ  që të jetë kryer në 72 orët e fundit, ose dëshmi që e kanë kaluar Covid në 6 muajt e fundit.