30 vjet Shqipëri-Vatikan, Rama në Selinë e Shenjtë, i shoqëruar nga bashkëshortja e Zaho

Në 30 vjetorin e marrëdhënies diplomatike Shqipëri-Vatikan, Kryeministri Edi Rama në Selinë e Shenjtë ka treguar humanizmin që ka treguar vendi ynë me pranimin e afganëve. Gjatë kësaj vizitë zyrtare në Romë për të kujtuar rivendosjen e komunikimit me Selinë e Shenjtë, Rama është shoqëruar nga familja e tij.

I shoqëruar nga bashkëshortja  dhe djali i tij Zaho, Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Vatikanit për të festuar 30 vjetorin e marrëdhënies diplomatike të Shqipërisë me Selinë e Shenjtë    ]

Jam i lumtur që gjendem në këto vende, në Qytetin e Përjetshëm, "Mater et Magistra", ku papa Françesku do të më presë për herë të dytë, me bashkëshorten Lindën dhe djalin Zaho, i cili ishte ende në barkun e nënës së tij kur Ati i Shenjtë na priti për herë të parë.

Në selinë e shenjtë, kreu i qeverisë shqiptare , ka sjellë në vëmendje pritjen e afganëve për të treguar humanizmin e Shqipërisë.

"Kriza e refugjatëve në Afganistan na ka ofruar një mundësi për të treguar se si duhet të zbatohen virtytet e bamirësisë dhe afërsisë me të tjerët. Shqipëria është një nga vendet e para, në mos e para, që ka hapur dyert e saj për mijëra afganë në nevojë. Ne nuk e refuzuam thirrjen për ndihmë që na u drejtua, por u përpoqëm të ndajmë me ta gjithçka që mundëm, siç kemi bërë gjithmonë në historinë tonë."

Në këtë takim u fol edhe për ndërprerjet dhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndër vite me Vatikanin.

"E dimë se si kjo marrëdhënie u ndërpre prej shumë vitesh në mënyrë brutale për shkak të një regjimi që mbi të gjitha e mbi të gjithë I bëri të keqen më ekstreme katolikëve dhe atyre që ndiqnin këtë fe."

Një faltore për Shën Terezën pritet të ndërtohet në Tiranë.

"Një angazhim i përbashkët për një marrëveshje të ardhshme me spitalin “Bambino Gesù” për të lehtësuar trajtimin falas të fëmijëve shqiptarë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda dhe ndërtimin e faltores së shenjtë të parë kushtuar Shën Nënë Terezës në Shqipëri, nëpërmjet dhurimit të një trualli në Tiranë nga qeveria shqiptare."

Kryeministri i ka dhënë medaljen e “Kordonin e madh me yll” kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së tij.