Delvinë, babai kallzon në polici: Vajza 15-vjeçare është larguar me ish-bashkëshorten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2021, 09:19
Policia e Delvinës ka shpallur në kërkim një 15-vjeçare pasi dyshohet se është larguar me mamanë e saj.
Kallëzimi në komisariatin e policisë së Delvinës është bërë nga babai i 15-vjeçares i cili ka thënë se vajza ka ikur së bashku me ish bashkëshorten e tij.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, shpallën në kërkim një 15 vjeçare, banuese në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj, se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
