Shpërthimi me lëndë plasëse Fier, shpartallohet dera, dëmtime edhe në mure
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2021, 10:22
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një pallat në lagjen '8 Shkurti' në Fier.
Policia bën me dije se lënda plasëse ishte vendosur në derën e një apartamenti në katin e katërt, që ishte e pabanuar.
"Sot rreth orës 21:40, në lagjen "8 Shkurti" në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse." - njofton policia.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse gjatë mbrëmjes së djeshme është dëmtuar pjesa e poshtme e derës së apartamentit si dhe një tjetër derë po në të njëjtin kat.
Banorët ndërkohë shprehen se e kanë dëgjuar zhurmën e madhe të shpërthimit.
