Delvinë, ushtroi dhunë ndaj bashkëjetuese, prangoset 42-vjeçari

Një person është arrestuar ditën e sotme për dhunë në familje në Delvinë.

Policia ka prangosur N.M., 42 vjeç, banues në Delvinë, pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, arrestuan  në flagrancë, për veprën penale "Dhuna në familje" shtetasin N.M., 42 vjeç, banues në Delvinë, pasi  ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.