Arredimi i shtëpive, arkitekti Qiraxhi: Riciklimi i objekteve të vjetra po kthehet në trend
Arredimi i apartamenteve dhe shtëpive kohët e fundit duket se ka zgjuar interesin e shumë njerëzve të cilët tashmë kanë filluar ti drejtohen ekspertëve, arkitektëve.
Për të folur më shumë rreth kësaj teme këtë pasdite ishin të ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora Ana Gjyshana Drejtoreshë e Gjyms'Hana, Desaret Vidrica arkitekt dhe Migen Qiraxhi arkitekt.
Migen Qiraxhi u shpreh se kohët e fundit kemi vënë re që familjet shqiptare po kthehen sërish në ‘shijet’ e vjetra. Pasi sipas tij, objektet e vjetra ngjallin nostalgji.
Virusi ‘Koksaki’ në Shqipëri, ja çfarë thotë pediatria Brati
26 Nëntor, 18:50
“Riciklimi i objekteve të vjetra po kthehet në trend, sepse në shumë familje ngjall nostalgji”, tha Qiraxhi.
Ndërsa Gjyms’Hana gjatë diskutimit në studio për arredimin e shtëpive në familjet shqiptare si dhe trendet më të përdorura gjatë kohëve të fundit, ajo nxori në pah një element shumë të rëndësishëm. Ku theksoi se “fëmijët duhet të jenë pjesë e ideve të projektimit të shtëpisë”.
“Shqiptarët kërkojnë shumë luks në arredimin e shtëpive”, kështu e ka cilësuar gjatë diskutimit arkitekti Desaret Vidrica.
Të tre arkitektët u shprehën gjatë emisionit se ngjyrat më të përdorura në arredimin e shtëpive janë ngjyrat e tokës, të cilat shprehin natyrshmërinë.

