Piktorja Adela Osmani: Klientët zgjedhin ngjarjen e jetës për të pikturuar

Adela Osmani 23 vjeçarja nga qyteti bregdetar i Durrësit, që pasioni për pikturën e ka rrëmbyer totalisht e ftuar sot në “Jeto me Orën” foli për veçantin që pikturat e saj kanë dhe historitë frymëzuese që mbartin këto piktura.

Adela kishte sjell në studio disa nga pikturat e saj më të dashura gjithashtu foli edhe për fillimet e saj.

“Kam nisur që në moshën 10 vjeçare dhe e kam ruajtur si pasion” u shpreh Osmani.

Ajo ka përfunduar studimet për “Interior Design”  por tregoi se ka pasur shumë kërkesa për pikturën dhe duket se po i kushtonin goxha kohë këtij pasioni.

“Po më bëhet si punë me kohë të plotë pasi kam shumë kërkesa dhe po më merr shumë kohë” u shpreh Osmani. 

Ajo që e bën të veçantë artin e saj është se pas çdo pikture të realizuar fshihet një histori e bukur, mbresëlënëse dhe emocionuese e klientëve.

 “Njëra më kërkoi ti bëja një pikturë me gjyshen pasi ishte shumë e lidhur më të por disa nga historitë nuk i publikoj në rrjetet sociale pasi janë shumë private” tregoi ajo e emocionuar.

Adela përdor bojëra uji në pikturë, arti i saj sjell ngjyra  të ndezura dhe të ëmbla për të treguar më shumë dashuri, ngrohtësi dhe liri.

 “Përdor shumë ngjyra në pikturat e mija kryesisht ngjyrat e ngrohta” tregoi piktorja.

Osmani tregoi edhe sesi ky pasion kaloi në një punë që filluan përfitimet monetare.

“Një shoqja ime më kërkoi disa piktura për në shtëpi dhe  ma dha si ide që të filloja t’i shisja, aty filloi gjithçka” u shpreh Adela.

Një nga pikturat në studio ishte portret i një personazhi publik ai i Trejsi Sejdinit. “

“Ma kërkoi një shoqe portretin e Trejsit dhe sa ta mbaroj më duhet ta dorëzoj” u shpreh ajo.

Ndër të tjera Adela tregoi se pikturat e saj tashmë nuk po porositen jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendi.

“Një pikturë që e kam aktualisht duke pikturuar do ta çoj në Romë” u shpreh piktorja.

Frymëzimi i saj më i madh ishte familja.

“Mami me babin janë gjithmonë aty duke më këshilluar, mamin e kam fansen më të madhe ndërsa babi është më kritik. Por edhe meditimi është një nga pikat e mija më të mira e cila më ndihmon  të frymëzohem më tepër” përfundoi Adela Osamni.