Marina Vjollca bëhet nënë për herë të parë, ja emri i unik i vogëlushes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2021, 09:55
Moderatorja e njohur për publikun shqiptar, Marina Vjollca, është bërë dje, nënë për herë të parë.
Marina dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Getoar Selimi janë bërë prindër të një vajze.

Çifti ka zgjedhur ta quajë të voglën e tyre Marget, një bashkim i emrave të mamit, Marina dhe babit Getoar.
Marina ka zbuluar gjininë e fëmijës pak ditë më parë në një set fotosh në Instagram, e veshur me ngjyrat tipike të vajzave në dhomën e vogëlushes së saj.
Çifti kanë celebruar dashurinë e tyre me martesë para 4 vitesh, më 10 shtator të 2017-ës.


