I martuar apo beqar? Genardi: Boni dashni e luajani fenë
Më mirë i martuar apo beqar në ditët e sotme?
Kjo ishte tema e mbrëmjes të së enjtes në D-Night, e cila bëri të gjithë audiencën për vete duke dhënë mendimin e tyre.
Shumë prej tyre pohonin se është më mirë të jesh beqar, pasi jeta shijohet më mirë dhe përgjegjësitë janë më të pakta. Kishte edhe nga mesazhe që i qëndronin besnik martesës tradicionale, pasi ku ka më mirë sesa një familje e ngrohtë dhe e plotësuar.
Po Genardi, ç’mendim ka vallë? E thjeshtë fare, ai ka dy fjalë për rininë shqiptare. Ja çfarë thotë:
"Kjo Martesa ka shumë kthesa, por Beqaria është vai and via; Gocat Shqiptare të ëmbla shumë, janë të bukura si llokum!!!! Djemtë Shqiptar si Danoça, vdesin t'i mbajnë gocat hopa-hopa!!!! Parja e Madhe ka ngatërruat dynjanë, Rinia sotme po gjenë belanë!!!!
Seksi dhe luksi shumë po shesin, Dashnitë e Zemrës moj Dajan hiç nuk po ecin!!!! Me u martue, a me nejt beqar, këtë përgjigje presim me marrë?! Dy Fjalë nga Zemra po ju them: Boni Dashni, Lujani Fenë!!!!!!"
Për më shumë ndiqni linkun më poshtë. D-NIGHT nga e Hëna në të Enjte Live RTV Ora 23:00-00:00


