Renis Domi, 13 vjeçari që sjell ndryshe këngën popullore

Renis Domi 13 vjeçari që me zërin i tij ka bërë për vete jo vetëm publikun shqiptar por dhe atë të Kosovës ishte sot i ftuar në studion e “Jeto me Orën” për të folur për pasionin e tij ndaj muzikës. Ai tregoi se ka pasur shumë bashkëpunime me artistë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova.

“Kam pasur bashkëpunime shumë të rëndësishme me artistë të njohur si Fatmira Berçani” u shpreh ai. Renis Domi sjell në skenë muzikën popullore dhe atë moderne në mënyrë shumë të veçantë. Pasionin dhe dashurinë  për këngën, muzikën, skenën dhe të qenurit pranë publikut kanë lindur tek ai shumë herët. “Unë e kam filluar shumë i vogël të gjithë këtë dhe më shumë  e shoh veten në muzikën popullore” u shpreh Renisi.

Ai madje tregoi edhe për projektin e tij më të fundit.

“Projekti im i fundit është me Stinen është i zhanerit rekaton, po nuk dua të zbulojë shumë le të mbetet surpizë” tha Domi ndër të tjera.

Talenti i tij duket se vjen shumë spontanisht tregoi ai.

“Unë e ndjej muzikën, gjithçka vjen shumë spontanisht” u shpreh Renisi.

Ai gjithashtu performoi live në studion e “Jeto me Orën”  një nga këngët më të preferuara të publikut në eventet që ai shkon, kryesisht dasma. Ai tregoi edhe për mbështetjen që i japin dhe e suportojnë së tepërmi. “Familja është  mbështetja më e madhe që unë kam” përfundoi ai.