Shëron nëpërmjet energjisë, flet terapistja e “Reiki": Duhet kohë të punosh me veten
Të përdorësh energjinë tënde për të gjetur dhe shëruar problemet e tua është një rrugëtim i bukur dhe misterioz, për të folur më shumë rreth kësaj teme këtë pasdite në studion e RTV Ora në emisionin “Jeto me Orën” ishin të ftuar terapistja e ‘Reik’, Mirela Xhani si dhe mjekja e mjekësisë kineze Aiva Duka.
Terapistja e Reik, Mirela Xhani u shpreh se “Terapia e Reik” është energji, ajo çfarë ne kemi në jetën e përditshme, dhe theksoi se të punuarit me veten është disiplinë shumë e fortë.
“Terapia e Reik” është energji, ajo çfarë ne kemi në jetën e përditshme. Unë mendoj që është shumë e rëndësishme të punojmë me energjinë tonë, kuptojmë substancën me të cilën po punojmë për rrugëtimin tonë, pasi jeta vetë është një rrugëtim. Është një temë goxha e gjatë, pasi vetë energjia është kompleks. Të thuash fjalën energji, të gjithë e dinë se jemi qenie me energji. Por në vetvete energjia është proces, është rrugëtim. Të punosh me veten është një disiplinë shumë e fortë. Është një punë që kërkon shumë emocion. Në qoftë se e kupton se emocioni është brenda teje, në këtë moment ke fituar, sepse Reiki vetë është energji”, u shpreh Xhani.
Ndërsa mjekja e mjekësisë kineze, Aiva Duka u shpreh se e veçanta e kësaj qëndron se njerëzit kur drejtohen për “Terapinë Reik” thjeshtë mendojnë se në trupin e tyre diçka po shkon keq për momentin dhe jo se është problem serioz ashtu siç i tremben faktit kur shkojnë te mjeku.
Gjithashtu ajo shpjegoi në studio një lloj masazhi që quhej “shatsu” si pjesë të procesit të terapisë Raik. Qëllimi i të cilit ishte çlirimi i dhimbjeve të muskujve, pagjumësinë etj.
“Ikja tek mjeku në ditët e sotme bën atë stresin që mos shkon diçka keq. Ajo që bën mjekësia kineze është që të mos e ushqej mendjen tonë se jemi sëmur, por të mendojmë se diçka po shkon keq për momentin. Ka shumë aspekte që e bëjnë të veçantë mjekësin kineze.
“Shatsu” është lloj masazhi, që bëhet në trup, ku nëpërmjet saj lirojmë anën psikologjike, emocionale si dhe anën fizike për t’u ndjerë më qetë. Sidomos nga njerëzit që vuajnë nga pagjumësia. Janë të ngjashme mjekësia kineze me atë meksikane, por Reiki do thosha se punohet nëpërmjet këtyre kanaleve në largësi. Ndërsa te ajo kinezja ne veprojmë nëpërmjet gjilpërës, kupës etj. Veprojmë mbi atë që kemi nevojë”, tha Duka.
Më tej Duka u ndal në disa benefite që sjell terapia Reik, e cila u shpreh se “Lehtësimi i simptomave të pagjumësisë, rritja e sitemit imunitar, largimi i ankthit, etj”.

