Iluzionisti i vogël Mirjan Jata tregon truket e tij në “Jeto me Orën”
Mirjan Jata 17 vjeçari, ndryshe nga bashkëmoshatarët ka pasion bërjen e trukeve me letra dhe jo vetëm. I ftuar sot në “Jeto me Orën” Mirjani tregoi më tepër për këtë pasion. Pasioni i tij për këtë lloj zhaneri ka lindur në moshën 11 vjeçare para 5 vitesh ku kishte parë një video në Tik Tok.
“Pasioni im ka lindur shumë rastësisht, nga një video në ‘Tik Tok’ nga një iluzionist shqiptar dhe duke praktikuar ja dola” u shpreh Mirjani.
Djali me origjinë nga Kukësi, tregoi se këto tru duan shumë shkathtësi.
“Duhet të jesh shumë i shakthët, që të tjerët mos ta kuptojnë trukun tënd” u shpreh Mirjan Jata. Ndër të tjera tregoi se është praktikuar shumë sidomos në fillimet e tij.
“Në fillimet e mija më duhej shumë kohë të mësoja madje kam qarë shumë çdo ditë. Tani më duhet vetëm një javë që t’i mësoj triket e reja” u shpreh Mirjani. Mirjani dëshiron që profesioni i tij në të ardhmen të jetë IT por nga ky pasion nuk do të heq kurrë dorë.
“Unë studioj aktualisht për IT por nga ky pasion nuk dua të heq dorë asnjëherë” përfundoi Mirjan Jata. Mirjani gjithashtu performoi në studion e “Jeto me Orën” disa nga truket e tij më të veçanta.
