Albatrosi "thumbon" Balinën: Më habit ajo zonja opinioniste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2021, 10:42
Shkrimtari nga Kosova, Albatros Rexhaj, ka kritikuar mënyrën se si opinionistja e "Big Brother", Balina Bodinaku, u drejtohet konkurentëve të emisionit.
Në një intervistë për "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora, Albatrosi thotë se Balina nuk tregohet e kujdesshme në gjykimin e banorëve të shtëpisë së "Big Brother".
Sipas shkrimtarit, si ndërmjetëse midis publikut dhe banorëve, ajo duhet të japë opinion më të përmbajtur
Albatros Rexhaj: Më habit ajo zonja opinioniste atje. Ajo nuk e tregon dozën e kujdesit në emision. Nuk mund ti presësh gjërat bardhezi. Duhet të jesh i kujdesshëm, sepse ata njerëz janë të mbyllur brenda. Ti si opinionist nuk je shikuesi i rëndomtë, sepse je ndërmjetësuesi midis publikut dhe banorëve. Je shikues i kultivuar.
