Vlogeria shqiptare e famshme në “Youtube”: Në dhjetor do të vijë me video festive
Ejona Blacëri ose siç njihet ndryshe Ejona Vlogs, 32 vjeçarja nga Pogradeci ishte pjesë e emisionit të pasdites në RTV Ora në emisionin e pasdites në “Jeto me Orën” për të folur sesi i’a doli të bëhet kaq e famshme dhe e njohur për publikun nëpërmjet një video duke treguar sesi bëhen thonjtë me gel në kushte shtëpie.
Më pas mijëra video të tjera u pritën mirë nga ndjekësit e saj.
“Unë kam qenë në një grup me shumë vajza, ku aty më kërkonin vajzat këshilla dhe video për flokët. Kështu që thash pse të mos hap një kanal në “Youtube”, dhe e hapa. Ka qenë një video ku nuk nxora fytyrën, por bëra një video sesi mund të bëjmë thonjtë në kushte shtëpie me disa paisje të vogla të blera, kujtoj që asaj kohe ishte dhe koha e izolimit nga pandemia”, tha Vlogs.
Gjatë bisedës në lidhje ‘Skype’ 32-vjeçarja u shpreh se shumica në ditën e sotme e konsiderojnë “Youtube” si pasion, por sipas saj ishte punë.
“Unë këtë e shikoj si punë “Youtube”, pasi të krijon dhe shumë të ardhura se disa e shohin si pasion, por nuk është. Nëse përkushtoheni pas kësaj, ju siguroj se mund të merrni në këmbim para më shumë sesa dy rroga në Shqipëri. Nuk është punë që më merr do ditë, por kur punoj mund të qëndroj katër orë”, tha më tej ajo.

