"Faleminderit Zotit që na bekoi" Marina dhe Getoari postojnë foto e parë me të bijën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2021, 15:08
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë dje, 24 nëntor.
Çifti i showbizit shqiptar janë bërë prindër të një vajzë, të cilës emrin ia kanë vënë Marget, bashkimi i emrave të moderatores dhe këngëtarit.

Vetëm para pak orësh, Marina postoi foton e parë të vogëlushes në Instragram. Në foto duken duart e çiftit dhe të bebushes së vogël, Marget Selimi.

Krahas fotos Marina shkruan: "Faleminderit Zotit, që na bekoi me një ëngjëll si ti. Jeta jonë. MARGET SELIMI."

Marina ka zbuluar gjininë e fëmijës pak ditë më parë në një set fotosh në Instagram, e veshur me ngjyrat tipike të vajzave në dhomën e vogëlushes së saj.

Çifti kanë celebruar dashurinë e tyre me martesë para 4 vitesh, më 10 shtator të 2017-ës.


